Për herë të parë: Karlsruhe lidhet direkt me Prishtinën

Me krenari dhe shumë entuziazëm ju prezantojmë një risi të veçantë në rrjetin tonë të fluturimeve — për herë të parë në Prishtinë, do të kemi fluturime direkte nga Karlsruhe.

Duke filluar nga data 03.07.2026, udhëtarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë më lehtë, më shpejt dhe më rehat në linjën Karlsruhe – Prishtinë, duke sjellë një lidhje të re mes Kosovës dhe një prej rajoneve më të rëndësishme të Gjermanisë.

Karlsruhe është një qytet modern dhe dinamik, i njohur për pozicionin e tij strategjik, afërsinë me Francën dhe lidhjet e shkëlqyera me shumë qytete gjermane. Ky destinacion i ri sjell më shumë mundësi për udhëtime familjare, biznesi dhe pushime, duke e bërë udhëtimin drejt Prishtinës edhe më të afërt se kurrë më parë.

Me MYSKY 24 LLC dhe partnerin tonë GP Aviation, fluturimet drejt Prishtinës vazhdojnë me rehati, siguri dhe standarde të larta shërbimi.

Ne kujdesemi që çdo udhëtim të jetë i qetë, i besueshëm dhe profesional nga momenti i rezervimit deri në mbërritje.

✈️ Rezervoni me besim dhe udhëtoni pa shqetësime.